Presidenti francez, Nikola Sarkozi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga planet për të rritur moshën e pensionit nga 60 në 62. Sipas planit të Sarkozisë, mosha e pensionit duhet të rritet gradualisht deri në vitin 2018 në 62 vjeç.
Kundër planeve të presidentit francez të martën, sipas burimeve policore, dolën në rrugë mbi 1 milionë njerëz, por 2.5 milionë protestues ishin shifrat e dhëna nga sindikatat.