Ndërlidhjet

Bleri anulon paraqitjen në Londër



Ish kryeministri britanik Toni Bler ka pezulluar aktivitetin promovues të librit të tij të paraparë për pasditen e sotme në Londër. Vendimi erdhi pas drojës se takimi mund të ndërpritej nga protestuesit e dhunshëm.

Libri i Blerit " A Journey" është një mbrojtje e fortë e politikave të tij në krye të ekzekutivit britanik, përfshi dhe vendimin për ndërhyrjen ushtarake në Irak. Ky vendim nuk ka pasur asnjëherë mbështetjen e shumicës së opinionit britanik.
XS
SM
MD
LG