Ndërlidhjet

logo-print

Komisioni Evropian mbështet Kosovën me 30 milion euro



Më 2 shtator 2010 Komisioni Evropian transferoi 30 milion euro për Kosovën. Kjo shumë është kësti i parë nga 50 milion eurot për asistencë makro-financiare që u aprovuan nga Këshilli Evropian.

Dhënia e këstit të dytë prej 20 milion varet nga zbatimi i vazhdimit të marrëveshjes me FMN-në dhe nga përparimi në përmbushjen e kushteve për statistikat, transperencën dhe qëndrueshmërinë fiskale, prokurimin, privatizimin, rindërtimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve publike dhe shoqërore.

Ndihma makro-financiare e BE-së është pjesë nga premtimet e bëra në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në vitin 2008 për të adresuar nevojat e identifikuara në Kornizat Afat-Mesme të Shpenzimeve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG