Ndërlidhjet

Rusi: Banda të rinjsh sulmojnë konsumuesit e birrës



Një bandë e të rinjve ka filluar t'i sulmojë rusët që konsumojnë birrë në rrugët e qytetit Rostov në Don.

Zëdhënësi i policisë lokale Dmitri Loginov i tha agjencisë AFP se sulmuesit me maska në fytyrë janë të moshës 14 deri 18 vjeç.

Raportohet se banda i ka sulmuar disa persona që pinin birrë në parqet e qytetit.

Identiteti i këtyre 'ligjvënësve' misteriozë mbetet i paqartë, megjithëse në të kaluarën, grupet ultranacionaliste në Rusi i kanë sulmuar pijanecët me pretekstin e po e dobësojnë fuqinë e shtetit.
XS
SM
MD
LG