Ndërlidhjet

logo-print

Teheran: Shtyhet dënimi me vdekje i Sakine Ashtianit



Autoritetet e Iranit e kanë shtyrë dënimin me vdekje me gurë ndaj Sakine Ashtianit, e cila është dënuar për tradhëti bashkëshortore, tha ministria e jashtme në Teheran.

"Verdikti për çështjet jashtëmartesore është pezulluar dhe ai po rishikohet", e transmeton Reuiters zëdhënësin e ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast.

Rasti i saj ka nxitur zemërim në botë dhe i ka acaruar më tej raportet ndërmjet Iranit dhe Perëndimit.
XS
SM
MD
LG