Ndërlidhjet

Serbia dërgon në OKB rezolutë të re për Kosovën



Qeveria e Serbisë i ka miratuar në një mbledhje telefonike Konkluzat, me të cilat autorizohet Ministria e Jashtme që të paraqesë propozimin e ndryshuar të Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Propozimi i ndryshuar është harmonizuar me 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime në Qeverinë e Serbisë.

Ky është rezultat i marrëveshjes së djeshme të presidentit serb Boris Tadiq dhe kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton në Bruksel.

Teksti i projekt rezolutës është harmonizuar sot me të gjitha partitë në koalicion dhe partitë opozitare në Serbi.

Teknikisht, ministria e jashtme serbe do ta ndërrojë projekt rezolutën, kështu që nuk do të ketë amandamente.

Është paralajmëruar që teksti i rezolutës së re do të bëhet publik brenda ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG