Ndërlidhjet

logo-print

Vëllai i Karzait ka përfituar nga banka e Kabulit



Vëllai i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai thotë se ka fituar të paktën 800 mijë dollarë duke blerë dhe pastaj duke shitur vila në Dubai, me paratë e huazuara nga banka e Kabulit.

Mahmud Karzai i tha agjencisë AP se kishte blerë një shtëpi luksoze në korrik 2007 për ta fituar lejen e qëndrimit në Dubai.

Mahmud Karzai është akcioneri i tretë më i madh në ‘Kabul Bank’, e cila përballet me krizë pas kërkesës së shtuar të klientëve për tërheqjen e parave.

Sot forcat e sigurisë në Kabul përdorën forcë fizike për ta qetësuar turrmën e rreth 200 njerëzve që pritnin para një banke në Kabul për t'i tërhequr paratë e tyre.
XS
SM
MD
LG