Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohen viktima nga lufta në liqenin e Peruçacit



Në liqenin e Peruçacit janë gjetur mbetjet të rreth 250 njerëzve, të cilët figuronin të zhdukur në luftën në Bosnje.

Amor Mashoviq, zyrtar nga Insituti për Persona të Pagjetur në Bosnje, tha se po vazhdojnë kërkimet “për 824 njerëz që figurojnë të zhdukur në rajonin e Vishegradit, dhe për gjysmën e të cilëve besohet se janë hedhur në liqenin e Peruçacit”.

Kërkimet në liqenin, i cili ndodhet në kufirin mes Serbisë dhe Bosnjes, filluan në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG