Ndërlidhjet

Qeveria e mirëpret propozim rezolutën

  • RFE /RL

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur “draft-rezolutën e re, të përgatitur nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara”, që do të paraqitet për miratim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tutje, në deklaratë theksohet se “draft-rezoluta e re, e përkrahur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara, është në përputhje të plotë me realitetin e krijuar në Kosovë dhe në rajon”.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e kënaqur që “draft-rezoluta e përgatitur nga Serbia është tërhequr nga diskutimi dhe mirëpret vendimin e Serbisë për të pranuar draft-rezolutën e re të përgatitur nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet, pos tjerash, në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG