Ndërlidhjet

SHBA: Thaçi thotë se kurrë s’do të ketë bisedime për status


“Në asnjë rrethanë, nuk do të ketë kurrë më bisedime të reja për statusin e Kosovës, apo për integritetin e saj territorial”, tha mbrëmë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Universitetin Kolumbia në Shtetet e Bashkuara.

Mëtutje, ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë fqinjë dhe ballafaqohen me sfida të përbashkëta dhe në këtë kuadër, sipas Thaçit, “duhet të jemi në gjendje të angazhohemi për një bashkëpunim konstruktiv për shumë çështje të natyrës praktike, siç janë energjia, telekomunikimi, transporti, ujërat, luftimi i krimit të organizuar, fati i personave të zhdukur, edukimi dhe kthimi i të zhvendosurve”.
XS
SM
MD
LG