Ndërlidhjet

Rusi: Shpërthim në Vlladikaukaz, shtatë të vrarë


Nga një shpërthim i fuqishëm në një treg në Vlladikaukaz të Oshetisë Veriore ruse, janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur më se 30 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarë nga minsitria e brendshme rajonale.

Mediat ruse raportojnë se po zhvillohen hetime lidhur me akt të terrorizmit.

Duket se shpërthimi ka ndodhur nga një veturë e parkuar në hyrje të tregut me shumë njerëz.
Oshetia Veriore është pjesë e Kaukazit Verior rus.
XS
SM
MD
LG