Ndërlidhjet

Vendet aziatike protestojnë ndaj djegjes së Kuranit



Zemërimi lidhur me planet e një kishe të vogël në Shtetet e Bashkuara për të djegur qindra kopje të Kuranit po rritet gjithmonë e më shumë.

Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Judoiono, i ka shkruar homologut të tij amerikan, ku kërkon ndërhyrjen personale të Obamas. India dhe Pakistani kërkuan nga autoritetet amerikane të marrin “veprime të fuqishme”. India kërkoi që media të mos ta mbulojë ngjarjen.

Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk mund të bëjnë shumë për të ndaluar djegjen pasi kjo garantahohet në kushtetutë me lirinë e fjalës.
XS
SM
MD
LG