Ndërlidhjet

15 të vrarë në Osetinë e Veriut



Nga një sulm vetvrasës në Osetinë e Veriut kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe mbi 80 të tjerë janë plagosur. Osetia e Veriut është pjesë e Federatës Ruse, që gjendet në rajonin e trazuar të Kaukazit të Veriut.

Osetia e Veriut është përballur me një shkallë më të ulët dhune se republikat e tjera të rajonit, ku përfshihen Çeçenia dhe Dagestani. Megjithatë edhe këtu janë të pranishme tensionet ndër etnike.
XS
SM
MD
LG