Ndërlidhjet

Mogadishu: 10 të vdekur në sulmin vetëvrasës



Të paktën dhjetë njerëz, përfshirë pesë sulmues, e kanë humbur jetën në sulmin vetëvrasës në aeroportin në Mogadishu, ku ndodheshin dy emisarë ndërkombëtarë.

Dy diplomatët, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Somalinë, Augustin Mahiga, dhe përfaqësuesi i Unionit Afrikan për Somalinë, Boubakar Diara, janë larguar nga kryeqyteti somalez me aeroplan pas sulmit.

Fillimisht një makinë është përplasur në kamionin në hyrje të aeroportit dhe ka shpërthyer, ndërsa makina e dytë me të paktën pesë sulmues u përpoq të hyjë në brendi të aeroportit, por u ndalua nga plumbat e forcave të Unionit Afrikan.
XS
SM
MD
LG