Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata nuk e shpall Mlladiqin të vdekur



Një gjykatë në Beograd ka hedhur poshtë kërkesën e familjes së Ratko Mlladiqit, që këtë të fundit ta shpallin të vdekur. Refuzimi është bërë bazuar në çështje proceduriale.

Mlladiqi, komandant i serbëve të Bosnjës gjatë luftës së viteve ’90, akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Mlladiq njihet si autori i rrethimit 44-mujor të Sarajevës, që la rreth 100 mijë të vdekur, si dhe për masakrën e Srebrenicës ku rreth 8000 burra e djem boshnjakë u masakruan.
XS
SM
MD
LG