Ndërlidhjet

logo-print

Serbia po bllokon seancën e AP-së



Seanca e pasdites e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ishte planifikuar të diskutohej propozim rezoluta e Serbisë dhe Bashkimit Evropian rreth Kosovës, edhe pse kane kaluar mbi dy orë nga koha e paraparë e takimit, ende nuk ka filluar.

Burimet pranë OKB-së pohojnë se vonesa ka të bëjë me praninë në sallën e AP-së të delegacionit të Kosovës.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, sqaroi se “delegacioni serb ka kërkuar që përfaqësuesit e Prishtinës të ulen tek vendet për mysafirët apo tek lozha e gazetarëve dhe jo tek ulëset e parapara fillimisht për delegacionin e Kosovës”.

Delegacioni kosovar nuk pranon të largohet nga vendet e ofruara fillimisht, pasi sipas tij kjo do të ishte fyerje për Kosovën.

Ministri Hyseni theksoi se ka gjasa reale për mos mbajtjen e seancës ditën e sotme.

XS
SM
MD
LG