Ndërlidhjet

Dorëhiqet drejtori i 'Bundesbank' i akuzuar për racizëm



Anëtari i bordit të Bankës Qendrore gjermane, i cili shkaktoi kontraverza me komentet e tij për hebrejtë dhe imigrantët myslimanë ka dhënë dorëheqje.
Bundesbank tha se Thilo Sarazin do ta lëshojë postin në fund të muajit.

Sarazin u akuzua për racizëm pasi tha se hebrejtë “ndajnë një gjen të veçantë”.

Në librin e fundit të tij, ai poashtu tha se ekonomia gjermane po dobësohet si pasojë e imigrantëve nga vendet myslimane, të cilët janë të pa arsimuar, shtohen shpejt dhe janë joproduktivë.
XS
SM
MD
LG