Ndërlidhjet

Karzai fton liderin e talibanëve për bisedime paqësore



Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot i bëri thirrje udhëheqësit të talibanëve, Mullah Mohamad Omar, që të pushojë së luftuari dhe t'u bashkohet bisedimeve paqësore që synojnë t'i japin fund luftës së gjatë në Afganistan.

Në një takim të ministrave të qeverisë, Karzai e ftoi Omarin që t'i japë fund "vëllavrasjes".

Të mërkurën, Omar tha përmes një mesazhi në internet se talibanët janë afër fitores në kryengritjen e tyre nëntë vjeçare.
XS
SM
MD
LG