Ndërlidhjet

logo-print

Kaliforni: Shpërthen gazpërçuesi, një i vdekur, 28 të plagosur



Të paktën një njeri e humbi jetën, dhjetra u plagosën, ndërsa 53 shtëpi janë shkatërruar nga shpërthimi i gazpërçuesit në jug të San Franciskos në Kaliforni.

Kompania 'Pacific Gas and Electric CO', e cila e furnizon qytetin San Bruno me gaz, tha se njëri nga gazpërçuesit e saj kishte plasur, gjë që ka shkaktuar shpërthimin nga i cili u krijua një krater i madh dhe shpërtheu zjarri në disa paralagje të qytetit.

Kompania e mori përgjegjësinë për shpërthimin dhe njoftoi se do t'i paguajë dëmet.

Spitalet lokale thanë se kanë pranuar 28 plagosur, disa me djegie të rënda në trup.
XS
SM
MD
LG