Ndërlidhjet

Vriten tre kryengritës afganë në sulmin nga ajri



NATO tha se një komandant i kryengritësve afganë është vrarë bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij në një sulm nga ajri.

Bëhet e ditur se ai dyshohej për planifikimin e sulmeve në Kabul para zgjedhjeve të 18 shtatorit.

Aleanca tha se burimet e nteligjencës i kishin rënë në gjurmë Nur Mohamedit dhe dy militantëve të armatosur në qarkun Musahi në provincën e Kabulit.

Talibanët janë zotuar se do t'i sulmojnë vendvotimet, dhe i kanë paralajmëruar afganët të mos dalin në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG