Zyrtarët lokalë thanë se protestuesit në Afganistan kanë hedhur gurë në një bazë të NATO-s në shenjë proteste kundër planeve të një kishte amerikane për t'i djegur kopjet e Kur'anit.
Demonstratat filluan pas faljes së Bajramit, i cili shënoi fundin e muajit të Ramzanit.
Pastori i kishës, Teri Xhons, ka thënë se tash e ka pezulluar planin, por nuk e ka anuluar.