Ndërlidhjet

Medvedev: Të shkatërrohen “banditët” në Kaukazin Verior


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha sot se “banditët” në Kaukazin Verior duhet të shkatërrohen.

Këto komente u bënë pas sulmit vetëvrasës me makinë-bombë, nga i cili u vranë 17 vetë dhe u plagosën më se 100 të tjerë, në një treg në Vlladikaukaz, kryeqytet i Osetisë Veriore ruse. Ky sulm ndodhi dje.

Shefi i shërbimit deferal të sigurisë në Rusi, Alekasander Bortnikov, mbrëmë ka shpallur se tre vetë janë arrestuar për dyshime se ishin të involvuar në sulm.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG