Ndërlidhjet

Gjermani: Miratimi i rezolutës – sukses i diplomacisë evropiane


Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka vlerësuar se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe e Bashkimit Evropian për Kosovën, që është miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, është “sinjal i qartë se Serbia po angazhohet për bashkëpunim dhe për rrugë evropiane”.

Në deklaratën e sotme, ministri Vestervelle, poashtu ka theksuar se “miratimi i rezolutës është sukses i diplomacisë evropiane”.

Sipas ministrit të jashtëm gjerman, “për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë, është vendimtare, që bisedimet e planifikuara direkte të fillojnë mirë dhe në frymë konstruktvie”.

Në këtë kuadër, në deklaratë thuhet se “qëllimi i parë duhet të jenë përmirësimet praktike në jetët e përditshme të njerëzve në të dy vendet”.
XS
SM
MD
LG