Ndërlidhjet

Belgjikë: 475 raste të abuzimit seksual të fëmijëve në kisha


Një komision i Kishës Katolike në Belgjikë, sot e ka publikuar raportin, në të cilin zbulohen qindra raste të dyshuara të abuzimit seksual të fëmijëve në këtë vend.

Komisioni njoftoi se ka marrë 475 ankesa gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, shumica e tyre të ndërlidhura me akuza të dyshuara për pedofili nga vitet e 50-ta e deri në fund të viteve të 80-ta.

Ka dyshime se abuzimet janë bërë nga kleri katolik, mësuesit fetarë dhe nga personat e rritur, që kanë punuar me të miturit.

Raporti prej 200 faqesh përmbanë dëshmi nga 124 viktima anonime të abuzimeve të dyshuara.

Raporti thotë se abuzimi seksual për pjesën më të madhe të viktimave, kishte filluar në moshën 12 vjeçare.
XS
SM
MD
LG