Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Në protesta kundër djegies së Kuranit, tre të plagosur


Në gjithë Afganistanin sot ka pasur protesta kundër planeve nga një kishë në Shtetet e Bashkuara, për djegien e kopjeve të Kuranit.

Policia lokale njoftoi se së paku tre vetë janë plagosur, kur rojet private të sigurisë kanë hapur zjarr kundër protestuesve, që gjuanin gurë në bazën gjermane të NATO-s, në provincën Badakhshan, në veriperëndim të Afganistanit.

Ka pasur raporte për protesta edhe në provincat e tjera.

Shumica e protestave filluan pas faljes me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

Një kishë e vogël në Floridë, kishte planifikuar djegien e kopjeve të Kuranit nesër, në përvjetorin e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, më 11 shtator 2001.

Lideri i kësaj kishte, Teri Xhons, ka thënë se plani tash është shtyrë, por ai nuk e ka anuluar atë
XS
SM
MD
LG