Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme


Partia më e madhe opozitare në Serbi, ka kërkuar zgjedhje të parakoshme, pasi qeveria është tërhequr nga qëllimi për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Partia Progresive Serbe, me orientime nacionaliste, tha se “Serbia ka pësuar edhe një disfatë”, në luftën e saj për Kosovën.

Lideri opozitar, Tomisllav Nikoliq, tha se “rezoluta ishte aq sterile, saqë secili ka mundur të votoj për të” dhe shtoi se “zgjidhja më e mirë është zgjedhjet e parakohshme”.
XS
SM
MD
LG