Ndërlidhjet

Kosovë: Serbët e akuzojnë Beogradin për tradhti


Njëri nga liderët e serbëve të Kosovës, Momir Kasalloviq, e ka akuzuar Beogradin për tradhti, pas miratimit të Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Këtë disfatë, që e pësoi Serbia, nuk e kishte lejuar shteti, që në kuptimin e plotë të fjalës është sovran”, tha Kasalloviq dhe shtoi se “tradhti të këtillë nuk kemi pritur”.

Mëtutje, ai ka theksuar se do të kërkoj ndihmë nga ambasadori rus, që në pjesën veriore të Mitrovicës, të hapet Konsullata e Rusisë.

Kritika në adresë të qeverisë së Serbisë ka drejtuar edhe Millan Ivanoviq, njëri nga liderët e serbëve të pjesës veriore të Kosovës.

“Kjo rezolutë paraqet një disfatë të re të regjimit aktual lidhur me çështjen e Kosovës”, tha Millan Ivanoviq.

Sipas tij, “ky është një mossukses i madh, i cili në mënyrë drastike e përkeqëson gjendjen e serbëve” në Kosovë.
XS
SM
MD
LG