Ndërlidhjet

logo-print

Kroaci: Rezoluta - ardhmëri evropiane për Kosovën dhe Serbinë


Kroacia ka shprehur bindje se Rezoluta për Kosovën paraqet bazë politike për procesin e vendosjes së mekanizmave të bashkëpunimit, i cili do t’i forcoj themelet e ardhmërisë evropiane për Serbinë dhe Kosovën.

Në njoftimin e sotëm të ministrisë së jashtme të Kroacisë, poashtu, theksohet se në sesionin e mbrëmshëm të Asamblesë së Përgjithashme të OKB-së, Kroacia ka votuar për Rezolutën për Kosovë, që ishte harmonizuar ndërmjet Serbisë e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG