Ndërlidhjet

Tiranë: Rezoluta – hap i rëndësishëm në respektimin e GJND-së


Ministri i jashtëm, Ilir Meta, ka vlerësuar se për Shqipërinë, “miratimi i rezolutës është një hap shumë i rëndësishëm në respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që e ka konfirmuar pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e saj territorial”.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve në Tiranë se tash, “çështja e statusit të Kosovës dhe e kufijve të saj, është çështje e mbyllur, e cila i takon së kaluarës”.

Zoti Meta tha se shpreson se Beogradi dhe Prishtina do ta fillojnë dialogun “e sinqertë, stabil dhe konstruktiv”, në interes të perspektivës së tyre evropiane.
XS
SM
MD
LG