Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Shqetësim për planet për djegien e Kuranit


Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shprehur sot shqetësim për planet për djegien e kopjeve të Kuranit.

“Ideja që ne do ta djegim tekstin e shenjë të një religjioni tjetër, është në kundërshtim me qëndrimin e Amerikës”, tha Barak Obama, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Ai ka theksuar se megjithqë, këtë çështje mund ta ketë inicuar një individ në Floridë, “pjesë e shqetësimeve të mia është që të jemi të sigurt se nuk do të të kemi grupe të tëra të njerëzve në gjithë vendin, që do të fillojnë të mendojnë në këtë mënyrë, si rrugë për ta tërhequr vëmendjen”.

Presidenti Barak Obama theksoi se “këto plane mund t’i rrezikojnë trupat amerikane, bijat e djemtë, burrat e gratë, e të gjithë të tjerët, që po sakrifikohen, që ne të jemi të sigurt”.
XS
SM
MD
LG