Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Jemi të gatshëm për takime direkte ndërmjet dy shteteve


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është e gatshme për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit, siç janë Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi , e poashtu, “ne presim që të bashkëpunojmë edhe me Serbinë, si dy shtete të pavarura, për të mirën e shtetasve tanë dhe të vendeve tona”.

Mëtutje, zoti Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova është e gatshme edhe për takime direkte me Serbinë.

“Ne jemi të gatshëm të kemi takime direkte për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve, pasi ne kemi pasur edhe biseda direkte edhe me presidentët dhe kryeministrat e rajonit. Konsiderojmë se bashkëpunimi është politikë e shëndoshë për vendet tona”, tha Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG