Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 9 vjet nga sulmet terroriste



Amerikanët po përgatiten të përkujtojnë nëntë vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, ku humbën jetën 3000 persona.
Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, do të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore në Nju Jork, ku dy aeroplanë sulmuan dhe shkatërruan më 11 Shtator të vitit 2001 Qendrën Botërore të Tregtisë.

Ceremonia e këtij viti vjen në kohën kur janë rritur ndjenjat anti-islamike në Shtetet e Bashkuara. Planet për ndërtimin e një qendre kulturore islamike në afërsi të vendit ku dikur ishin kullat binjake në Nju Jork dhe planet e një pastori në Florida për të djegur qindra kopje të Kuranit kanë shtuar debatet.
Amnesty International është "thellësisht e shqetësuar për rritjen e numrit të krimeve të raportuara kundër myslimanëve dhe rritjen e ndjenjave anti-myslimane".

Pastori Teri Xhons në Florida ka pezulluar për momentin djegjen e Kuranit, të planifikuar për sot.

Presidenti Obama i ka bërë thirrje amerikanëve të respektojnë shumëllojshmërinë e besimeve fetare.

“Duhet të sigurohemi se nuk fillojmë t’i kundërvihemi njëri-tjetrit. Unë do të bëj gjithçka kam mundësi, për aq kohë sa jam president i Shteteve të Bashkuara, për t’i kujtuar amerikanët se ne jemi një popull. Mund ta quajmë Zotin me emra të ndryshëm, por mbetemi një komb”, tha Obama.
XS
SM
MD
LG