Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Dënim me burg për "babain" e 55 fëmijëve



Një person, i cili është regjistruar si babai i 55 fëmijëve më 55 gra të ndryshme, përballet me mundësinë e dënimit deri në dhjetë vite burg. Ai akuzohet për përfitime financiare në mënyrë të paligjshme dhe se ka ndihmuar me arsyetime të pavërteta shumë njerëz për të fituar lejen e qëndrimit në Francë.

Policia e arrestoi 54 vjeçarin me origjinë afrikane në apartamentin e tij dy dhomësh në Paris, ku ishin regjistruar si banues edhe 50 persona të tjerë.
XS
SM
MD
LG