Ndërlidhjet

logo-print

Kacin: Serbia të mos rimbushë Liqenin e Peruçacit



Raporteri i Parlamentit Evropian për të drejtat e Njeriut, Jelko Kacin, ka kërkuar nga Serbia për të shtyrë për një periudhë kohe rimbushjen e liqenit artificial të Peruçacit, në mënyrë që të vazhdojnë kërkimet për varre masive.

“Mbushja e liqenit do të ndërpriste çdo lloj hetimi të mëtejshëm si dhe gjetjen e viktimave”, thuhet në letrën e Kacinit dërguar Vladimir Vukçeviçit, prokurorit të Serbisë për krime lufte.

Mendohet se rreth 250 boshnjakë, viktima të luftës së viteve të ’90-ta janë varrosur në Liqenin e Peruçacit për të mbuluar gjurmët e krimit.

Në pjesën e Liqenit që i takon Serbisë po kërkohet dhe për viktima shqiptare nga lufta e fundit në Kosovë. Mendohet se rregjimi i Millosheviqit i ka hedhur në liqenin në fjalë viktimat shqiptare për të fshirë gjurmët e asaj që ndodhi në vitet 1998-1999 në Kosovë.

Liqeni i Peruçacit gjendet në kufi mes Serbisë e Bosnjës.
XS
SM
MD
LG