Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Shtyhet lirimi i amerikanes



Autoritetet iraniane kanë shtyrë lirimin e Sarah Shourd, amerikanes që mbahet e burgosur për më shumë se një vit në Iran. Kryeprokurori i Teheranit tha se shtyrja ka ardhur për shkak “të mos kryerjes së të gjitha procedurave juridike”. Lirimi i Sarah Shourd ishte paraparë për të shtunën.

Mediat shtetërore raportojnë se presidenti Ahmadinexhad ka ndërhyrë për të siguruar lirimin e Shourd për shkak, siç thuhet, “të qëndrimeve të Republikës Islamike të Iranit lidhur me dinjitetin e femrës”.

Sarah Shourd dhe dy amerikanë të tjerë janë arrestuar pasi kishin shkelur në mënyrë të paligjshme në territorin iranian. Tre alpinistët amerikanë kanë pohuar se ata kishin hyrë gabimisht, derisa ishin duke udhëtuar në territorin irakian.

Teherani po i heton tre të rinjtë amerikanë për spiunazh.
XS
SM
MD
LG