Ndërlidhjet

Turqi: Referendum për ndryshimet kushtetuese



Politikanët turqë po bëjnë deklaratat e fundit para mbylljes së fushatës për referendum. Nesër turqit votojnë për një numër ndryshimesh kushtetuese të iniciuara nga partia në pushtet. Kjo e fundit ka rrënjë islamike.

Sekularistët kundërshtojnë ndryshimet duke theksuar se ato rrezikojnë që Turqia të kthehet në një sistem autoritar ku sekularizmi nuk respektohet.

Mbështetësit nënvizojnë rendësinë e ndryshimeve kushtetuese për ta sjellë Turqinë në përputhje me kriteret e Bashkimit Evropian.

Rreth 50 milionë turqë, ose dy të tretat e popullsisë, kanë të drejtë vote.
XS
SM
MD
LG