Ndërlidhjet

Akuzohen 9 serbë për masakrën e Qyshkut



Prokuroria për krime lufte e Serbisë ka ngritur aktpaditë ndaj nëntë ish paramilitarëve për vrasjen e mbi 40 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk.

Masakra e Qyshkut, e ndodhur në maj të vitit 1999, është ndër krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë konfliktit të viteve 1998-'99.

Prokuroria në aktakuzë thekson se të akuzuarit "janë treguar të dhunshëm dhe të pamëshirshëm". Ata kanë djegur më pas trupat e viktimave për të parandaluar identifikimin e tyre.

Të nëntë të akuzuarit kanë qenë anëtarë të njësitit paraushtarak "Çakejtë".
XS
SM
MD
LG