Ndërlidhjet

BE diskuton thellimin e raporteve me Turqinë



Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë sot se si të thellojnë marrëdhëniet me Turqinë.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton, tha se qëllimi është gjetja e rrugëve më efiakse për të siguruar se palët janë të përfshira në dialog.

Bashkimi Evropian gjithmonë e më shumë është i interesuar të punojë me Turqinë në çështje që kanë të bëjnë me Lindjen e Mesme, programin bërthamor të Iranit dhe Bosnjën, rajone e shtete ku Ankaraja zyrtare ka ndikim.

Disa shtete, në veçanti Gjermania e Franca, janë të shqetësuara se një përfshirje më e madhe e Turqisë mund të shihet nga Ankaraja si dritë e gjelbër për anëtarësim në BE, gjë që kundërshtohet nga Berlini e Parisi.
XS
SM
MD
LG