Ndërlidhjet

AAK e zhgënjyer me Hagën për rastin Haradinaj



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK me zhgënjim dhe shqetësim të thellë reagon ndaj vendimit të Gjykatës së Hagës të 10 shtatorit, 2010, për të mos lejuar lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, thuhet në një reagim të lëshuar për media nga kjo parti politike.

“Në bazë të arsyetimit të vendimit të 10 shtatorit, të Gjykatës së Hagës, me të drejtë presim që rigjykimi i pjesëshëm i kryetarit Haradinaj të fillojë së shpejti”, thuhet në reagim.

AAK shprehet e sigurt që edhe kësaj radhe kryetari i saj, Ramush Haradinaj do ta rikonfirmojë pafajësinë e tij dhe që ai do t’i prijë AAK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
XS
SM
MD
LG