Ndërlidhjet

logo-print

Iraku do dëmshpërblejë shtetasit amerikanë



Iraku ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, e cila mundëson zgjidhjen e pretendimeve nga shtetasit amerikanë, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për keqtrajtimin nga rregjimi i Sadam Huseinit.

Një numër amerikanësh, të kapur nga forcat e Sadam Huseinit gjatë luftës së vitit 1990 në Irak, janë përdorur si pengje dhe disa prej tyre janë torturuar.

Ministria e Jashtme e Irakut tha se marrëveshja që ka një vlerë financiare prej 400 milionë dollarësh, do të ndihmojë t'i jepen fund sanksioneve të vendosura nga Kombet e Bashkuara dy dekada më parë, pas pushtimit të Kuvajtit nga Sadami.
XS
SM
MD
LG