Ndërlidhjet

11 shtatori datë dhimbjeje edhe në Kosovë



Presidenti Fatmir Sejdiu në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës ka shprehur sot solidaritetin dhe dhimbjen me popullin amerikan në ditën e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

“Në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës dua të shpreh dhembjen dhe solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin amerikan, për kohën dhe momentin e rëndë që kemi përjetuar ditën e 11 shtatorit të vitit 2001. Natyrisht, shprehim edhe njëherë një solidarizim shpirtëror me familjet e viktimave”, ka thënë Sejdiu.

“Në këto momente natyrisht që jemi pranë në kuptimin e përcaktimit të dinjitetshëm të afërsisë, ndjenjës dhe dhimbjes sonë për këta njerëz që humbën jetët e tyre duke pas një ndjenjë e falënderim të thellë për atë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë për Kosovën dhe popullin e saj”, është shprehur presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG