Ndërlidhjet

Ankara: Turqia voton ndryshimet kushtetuese


Turqia sot voton në referendumin kushtuar ndryshimeve kushtetuese. Qeveria thotë se votimi ka të bëjë me krijimin e demokracisë moderne dhe tejkalimin e trashëgimisë së diktaturave ushtarake dhe abuzimit me të drejtat e njeriut. Por, opozita dhe ushtarakët thonë se kryeministri aktual Rexhep Taip Erdogan dhe partia e tij me rrënjë islamike janë duke u përpjekur që të sigurojnë mbajtjen e pushtetit dhe të largojnë vendin nga orientimi sekulari. Esenca e referendumit është përpjekja për të reformuar gjyqësinë dhe për të reduktuar pushtetin e ushtarakëve. Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se rezultati i votimit do të jetë i ngushtë.
XS
SM
MD
LG