Ndërlidhjet

Mitrovicë: Situatë e qetë, hapet ura mbi lumin Ibër


Situata në Mitrovicë është e qetë pas incidenteve të mbrëmshme, që shpërthyen pas takimit të basketbollit Turqi – Serbi.
Ura mbi lumin Ibër është hapur për qarkullim, ndërsa në afërsi të saj, në udhëkryqe dhe në vendbanimet shumetnike në veri hetohet prani e shtuar e policisë dhe KFOR-it.
Mediat serbe kanë raportuar se nga 4 serbët e lënduar për shërim në spital është mbajtur vetëm Milosh Radovanoviq, që tash ndihet mirë, ndërsa të tjerët janë lëshuar.
Ndërkohë, zëdhënësja e EULEX-it, Karin Lindal, ka deklaruar se në mesin e të lënduarve është edhe një polic francez që është goditur në këmbë.
XS
SM
MD
LG