Ndërlidhjet

KFOR-i dënon dhunën në Mitrovicë



Misioni i NATO-s në Kosovë ka dënuar incidentet e së shtunës mbrëma në veri të Mitrovicës.
“KFOR-i dënon fuqishëm përleshjet e djeshme të dhunshme që ndodhën në Mitrovicë. Policit të lënduar të EULEX-it, shokëve tanë të KFOR-it dhe qytetarëve të pafajshëm të lënduar u dëshiroj shërim të shpejtë”, citohet të ketë thënë komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, në një komunikatë për media të këtij misioni.
KFOR-i ka shprehur gatishmërinë që të veprojë në çfarëdo situate së bashku me policinë e Kosovës dhe EULEX-in, duke ndërmarrë masat e duhura për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë
XS
SM
MD
LG