Ndërlidhjet

Irani i gatshëm ta lirojë amerikanen e akuzuar për spiunim


Prokuroria e Iranit ka bërë të ditur se është e gatshme që me kaucionin prej 500 mijë dollarëve të lirojë Sara Sharud, një nga tre shtetasit amerikanë të akuzuar për spiunim dhe që mbahen në burg prej më shumë se një vit.
“Për Sharud është përcaktuar kaucioni prej 500 mijë dollarëve”, ka thënë prokurori i Teheranit Abas Xhafari Dolatabadi. Ai ka shtuar se Sara Sharud do të lirohet menjëherë pas pagesës së kaucionit.
Sara Sharud është arrestuar bashkë me dy turistë tjerë Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal më 31 korrik 2009, pasi që kishin humbur rrugën në kufirin e Irakut me Iranin, transmeton agjencia Irna, ndërsa janë akuzuar për hyrje ilegale në Iran dhe spiunim.
Dolatabadi ka thënë se Bauer dhe Fatal janë mbajtur në arrest, sepse, siç ka shtuar, ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme në favor të pohimit se spiunonin për SHBA-të.
Uashingtoni ka thënë se akuzat për spiunim nuk kanë bazë.
XS
SM
MD
LG