Ndërlidhjet

"Vetëvendosja": Rezoluta - fuqizim i gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit


Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se rezoluta e përbashkët e BE-së dhe Serbisë e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka për qëllim fuqizimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit në Kosovë.
Lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, pohon se negociatat e reja me Serbinë do ta përkeqësojnë situatën politike dhe do ta tkurrin sovranitetin e Kosovës.
“Kosova i ka institucionet e varura politikisht dhe juridikisht, kurse politikanët i ka të varur financiarisht. Hyrja në negociata në këtë pozitë, patjetër se do të rezultojë me koncesione dhe kompromise të reja”, tha Albin Kurti.
Përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” konsiderojnë se fajtorë për situatën e krijuar politike janë presidenti dhe kryeministri i Kosovës.
XS
SM
MD
LG