Ndërlidhjet

Protesta mbështetjeje për Sakineh Mohamad - Ashtiani


Rreth 1 mijë veta kanë protestuar sot në mbështetje të gruas iraniane, Sakineh Mohamad – Ashtiani, që ballafaqohet me rrezikun e dënimit të ekzekutimit me gurë. Në këtë protestë mbështetjeje ishin të pranishëm edhe personalitetet të njohura franceze si filozofi Bernar Levi dhe të tjerë. Javën e kaluar autoritetet iraniane thanë se dënimi me vdekje përmes ekzekutimit me gurë të gruas 43 – vjeçare, për tradhti bashkëshortore, është suspenduar nga muaji korrik. Grupet për të drejtat e njeriut dhe liderët perëndimor kanë kritikuar këtë dënim.
XS
SM
MD
LG