Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: Bankat t’i rrisin rezervat e të hollave të gatshme


Bankat në mbarë botën po urdhërohen që t’i shtojnë rezervat e tyre në të holla të gatshme.

Rregullatorët globalë të bankave, po takohen në Bazel të Zvicrës, për t’i përcaktuar masat, me qëllim që të evitohet përsëritja e krizës ndërkombëtare me kredi.

Rregullatorët shpresojnë se ndryshimet do t’i detyrojnë bankat drejt strategjive biznesore me më pak rreziqe dhe do të sigurojnë që ato të kenë rezerva të mjaftueshme, për t’i kundërshtuar goditjet eventuale financiare, pa pasur nevojë për ndihma nga qeveritë.
XS
SM
MD
LG