Ndërlidhjet

SHBA, Turqi: Obama i uroi Erdoganit referendumin


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë përshëndetur rezultatet e referendumit, që u mbajt dje në Turqi.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka thirrë kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dhe i ka uruar atij referendumin. Siç ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, zoti Obama tha se referendumi “ka treguar forcën e demokracisë së Turqisë, siç është reflektuar edhe në daljen” për referendumin e djeshëm.

Komisioni Evropian tha se reformat “janë hap në drejtim të duhur”.

Rezultatet preliminare tregojnë se 58% të zgjedhësve turq kanë votuar në favor të reformave kushtetuese në Turqi. Dalja ishte 77%.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i ka mirëpritur rezultate e referendumit të djeshëm, duke thënë se “fitues është demokracia turke”.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e referendumit, kanë shqetësime se ndryshimet mund ta forcojnë partinë AK të zotit Erdogan, që e ka origjinën në politikën islamike.
XS
SM
MD
LG