Ndërlidhjet

Rusi: Në Dagestan u vranë dy policë dhe disa militantë


Rusia thotë se dy policë dhe tre miliantë të dyshuar janë vrarë gjatë një ndërhyrjeje të forcave të sigurisë në Dagestan.

Sot në mëngjes, policia e kishte rrethuar një shtëpi në fshatin Komsomolskoje, afër kufirit të Dagestanit me Çeçeninë, ku ishin strehuar miliantët e dyshuar.

Një zëdhënës i ministrisë së brendshme tha se militantët kishin refuzuar të dorëzoheshin dhe e kishin vrarë një administrator lokal, i cili ishte përpjekur për t’i bindur ata, që t’i ulnin armët.

Në përleshjet që pasuan u vranë dy policë.

Ndërhyrja e sotme u bë pas vrasjes së djeshme të një zyrtari të lartë të policisë në kryeqytetin Makhachala. Pastaj, policia i vrau tetë militantë, të cilët ishin të dyshuar se kishin qenë të involvuar në vrasje.
XS
SM
MD
LG